Zj*rri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

 Një zjarr ka përfshirë pasditen e djeshme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës. Në lidhje me ngjarjen mësohet se është proceduar në gjendje të lirë pronari i tregut.

Procedimi i tij ka ardhur për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Prefekti i qarkut Durrës Emiljano Jani theksoi se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, pasi tregu nuk plotëson kushtet teknike dhe ka infrastrukturë të përkohshme, me lidhje elektrike jo të standardizuara