Furgoni aksidenton 19-vjeçaren ukrainase në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2025, 14:17
Një aksident është regjistruar mesditën e së hënës në rrugën “Saazani” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 47-vjeçar duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar shtetasen ukrainase 19 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
