EMRI/ Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi shpërndante drogëra të forta në disa lagje të qytetit.

Policia bën me dije se në momentin e arrestimit i riu kishte të fshehur në trup një sasi kokainë të ndarë në doza. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte veprimtarinë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, në disa lagje të qytetit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Orgito Fishti, 21 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Në momentin e kapjes, iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga 21 vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.