Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

Përmes një interviste në Ora News, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se ligji për sigurinë në plazhe është shumë i rëndësishme për shumë ngjarje që kanë ndodhur dhe për të ruajtur sistemin e plazheve pasi kemi shpesh humbje jete,

Softa: Ligji për sigurinë në plazhe është shumë i rëndësishme për shumë ngjarje që kanë ndodhur dhe për të ruajtur sistemin e plazheve pasi kemi shpesh humbje jete, ku shumë mjete lundruese tejkalojnë perimetrin e sigurisë. Roja i plazhit është shumë i rëndësishëm ku çdo plazh duhet të ketë një person dhe mjetet e nevojshme.

Pjesa më e madhe e plazheve kanë ose mosha të vjetra, ose djem të rinj që bëjnë detyra të tjera si shërbesa në bare apo marrin paratë e plazheve. Një roje në distancë me mjete kontrollon distancën ose shef notarët. Është edhe ndihma që jepet pasi dikush del nga uji.