Zjarr në Patos/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, flakët iu janë afruar edhe banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2025, 20:06
Një vatër zjarri ka përfshire mesditën e sotme kodrat me ullishte të fshatit Rrerëz të Patosit. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Lushnjes e Albpetrolit , të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha.
Flakët iu janë afruar edhe banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll.