Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Gjoricë.

Një automjet është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht.

Katër personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.