KUSH IKU E KUSH MBETI? 7 në garë për BKH! SPAK skualifikon 6 emra, vijojnë testet për konkurrentët
Në garën për drejtues të BKH-së kanë mbetur 7 kandidatë. SPAK bëri të ditur skualifikimin e parë me argumentin e mungesës së dokumenteve. Tashmë konkurrentët do t’i nënshtrohen testeve që do të përfundojnë me atë të poligrafit, të njohur si prova e së vërtetës
SPAK ka skualifikuar nga gara për t'u bërë drejtues të byrosë kombëtare të hetimit 6 kandidatë.
Shkak është mungesa e dokumentacioneve të kërkuara prej hapjes së konkurrimit prej komisionit të ngritur në Prokurorinë e Posaçme.

TË SKUALIFIKUAR
Astrit Halilaj
Haki Çako
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Janë shtatë emra që do të vijojnë në fazën e radhës prej tyre një vjen nga radhës e prokurorëve, dy janë oficerë të policisë gjyqësore pranë SPAK dhe katër vijnë nga radhët e policisë
VAZHDOJNË GARËN
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Pas kësaj përzgjedhje kandidatët do t’i nënshtrohen testit të arsyetimit logjik,gjendjes shëndetësore, testit fizik dhe një test me shkrim.
Më tej procesi do të vijojë me intervistën e drejtpërdrejtë, ndërsa ata që do të kalojnë këto faza do të kenë dhe një verifikim të pasurisë por dhe të figurës dhe të lidhjeve që mund të kenë.
Në përfundim konkurrentët do t’i nënshtrohen testit të poligrafit apo dhe siç njihet testit të së vërtetës.
Vetëm pas kësaj procedure tre anëtarët e komisionit të posaçëm, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra do të bëjnë pikëzimin e kandidatëve për t’ia kaluar më pas listën Këshillit të lartë të prokurorisë.
Do të jetë e ashtuquajtura qeveria e prokurorëve që do të bëtë i ditur emri që do të zëvendësojë Aida Hajnaj që është kreu i parë i BKH në Shqipëri dhe që mandate do t’i përfundojë në muajin gusht. Mandate fituesit do të jetë 5 vjeçar.


