Ngacmoi një të mitur, arrestohet 64-vjeçari në Berat

Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 15 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.