Nisin bisedimet për paqe/ Mema: Samiti i NATO-s, më i rëndësishmi që nga vitet '90
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, analizoi rëndësinë historike të samitit të NATO-s, duke theksuar angazhimin e SHBA-së dhe rritjen e investimeve ushtarake nga vendet anëtare.
" Në fakt ky samit është përkufizuar si një ndër më të rëndësishmit ndoshta që pas viteve 90', duke menduar se ka pasur shumë gjëra të rëndësishme gjatë këtyre viteve.
Fakti është që ka pasur një pikëpyetje në lidhje me qëndrueshmërinë, me vendosshmërinë e SHBA-së për të qenë pjesë e kësaj aleance. Sot u konfirmua që SHBA do i qëndrojnë në krahë aleancës, neni 5, që do të thotë se një shtet do të jetë në mbështetje të shteteve të tjera, pra ishte pozitive.
Përtej saj ishte gjithashtu konfirmimi i faktit që do të investojnë të paktën 5% të të ardhurave vjetore të KLP-së për investime në fushën ushtarake. Këtu përfshihet edhe mirëmbajtja e rrugëve, por është një arritje e madhe të thuash 5% sidomos në një Europë ku deri tani ka qenë 1 deri në 1.5% e të ardhurave të tyre vjetore", u shpreh Mema.
