1 vit gjendje emergjence/ Dashevci: Jo të gjithë e duan qetësinë në Ballkan

Në një lidhje për "Ora News", eksperti i sigurisë Arben Dashevci theksoi se Ballkani vazhdon të jetë një pikë e nxehtë e interesit ndërkombëtar, ku retorikat destabilizuese dhe konfliktet hibride mbeten sfida të vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

"Është vazhdimësi ajo që ka bërë presidenti Biden vitin e kaluar dhe administrata Trump apo presidenti Trump e ka parë të udhës që ballkani është gac e nxehtë.

Ende ka retorikë të vazhdueshme nga ata që nuk e duan qetësinë në Ballkan.

E kemi parë mirë sepse janë të publikuara dhe i sheh dhe vetë publiku, për destabilitetin në Ballkan, ose për atë luftën hibride në Ballkan, ose indiviët që tentojnë ta cënojnë sigurinë në Ballkan siç është rasti me Dodik që ka qenë konstat kundrejt çdo stabiliteti në botë por edhe në Ballkan.

Po shihet nga shtatori ose tetori ai prioriteti po vjen dalëngadalë edhe për administratën Trump që ta qetësoj këtë hapësirë të botës ashtu siç qetësoi Pakistanin dhe ashtu siç e mbajti premtimin e vetë, jo që tha për 14 ditë po për 12 ditë e qetësoi konfliktin Iran-Izrael", u shpreh Dashaveci.