Shkundet Shqipëria! Ndihen lëkundje të fuqishme tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 24 Qershor 2025, 05:10
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në qendër dhe perëndim të vendit.
Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka pasur epiqendrën e tij pranë Kamzës dhe Krujës me një thellësi prej 5 kilometrash.
Tërmeti kishte një magnitudë prej 4.4 e shkallës Rihter, teksa deri më tani nuk njoftohen dëme materiale.

