Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu Dhabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe numrat e telefonit dhe adresën e e-mailit ku mund të kontaktojnë në rast emergjence.

Ambasada Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi bën të ditur se po ndjek evolimin e situatës në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë e Krizave në Abu Dhabi.

“Në rast emergjence, bashkatdhetarët që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH në:

Celulari i emergjencës +971509807881

E-maili i ambasadës: [email protected]

Telefoni: +971-2-6582505”, bën të ditur ambasada në një postim në rrjetet sociale. 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një njoftim të rëndesishëm për shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik pas sulmeve iraniane në bazën ajrore Al Udeid. Ministria u bën thirrje shqiptarëve  të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase dhe të tregojnë kujdes të shtuar si dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuë[email protected]
Tel: +965 2524 0627
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881