STOP “AHENGU”! Policia nis kontrollet: Jo “plazhe tokë e xanun”. Muzika nga 11:00-24:00. Gjobë kush ...
Me paralajmërimin zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, policia ka nisur zbatimin e plant tëmasave për sezonin turistik.
Zhurma e lokaleve në zonat e banuara bregdetare do të matet e pajisje të posaccme si pjesë e Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik verore.
Subjektet që e do ta kapen në shkelje do të ndëshkohen me gjoba që sipas ligjit nisin me vlerën 400 000 lekësh.
Në Bregdetin e Durrësit dhe Kavajës monitorimi ka nisur bëri me dije Policia që shpërndau edhe këto pamje nga kontrollet
Gjatë fundjavës u testuan me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike të Durrësit dhe të Golemit
Sipas raportit, asnjë subjekt nuk u kap në shkelje.
Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Goditja e paligjshmërisë dhe zaptimt të plazheve janë dy prioritet të tjera të planit të masave për të garantuar një sezon turistik të qetë e të suksesshëm.
Policia e Kavajës raportoi se hoqi dhe sekuestroi 100 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme në vijën bregdetare të kësaj bashkie.
Tre personat që kishin zaptuar plazhet do të hetohen në gjendje të lirë.
Ministrja e Turizmit gjatë inspektimeve në zonat bregdetare ka paralajmëruar tolerancë zero ndaj zaptimt të plazheve, zhurmave dhe ndotjes, edhe pse ëshë pranuar se pastrimi do të mbetet një sfidë

