Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 23:07
Një aksident është regjistruar mbremjen e sotme në aksin Lezhë-Milot.
Raportohet se makina ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
