Kujdes lëkurën nga dielli/ Mjekët: Nëse shfaqen shenja drejtohuni te dermatologu

Në Fier raportohet një shtin I rasteve të personave që kanë probleme me lëkurën.

Mjekët dermatologë shprehen se duhet shmangur ekspozimi në diell.

Rritja e temperaturave është shoqëruar me shtimin e  vizitave të personave që vuajnë nga alergjitë por edhe të sëmundjeve të lëkurës.

‘’Një shtim i rasteve të sëmundjeve alergjike të lëkurës dhe sëmundjeve infektive’’.

Ne Poliklinikën e Fierit pranë dermatologëve paraqiten grupmosha te ndryshme.

‘’Grupmoshat që janë më të prekura sidomos për sëmundjet infective janë tek fëmijët’’.

Mjeku dermatolog Ermal Sina  thonë se një në pesë pacientë diagnostikohet me sëmundje të lëkurës  duke ngritur shqetesim per më shumë kujdes

Kujdes të shtuar kërkon të bëhet nga personatt që frekuentojnë pishinat

Mjeket bejn apel per kujdesin ne ditet  me temepratura te larta shmangien e diellit në orët e pikut dhe përdorimin e kremrave mbrojtës.

Mjekët theksojnë se pacientët nuk duhet të gjejnë zgjidhje te rekomandimet e farmacistëve, por në rastet e shenjave duhet të paraqiten te mjeku specialist

Megjithatë për të parandaluar sëmundjet e lëkurës mjeku thotë se duhet shmangur ekspozimi në diell sidomos në pikun e temperaturave.