Nuk kishin plotësuar dosjet me dokumente, shtyhet me 1 ditë gara për zgjedhjen e kreut të BKH-së

Është shtyre deri ditën e nesërme mbledhja e Komisionit të Emërimit të Kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vendimi është marrë për shkak se 11 kandidatët që synojnë të jenë në krye të BKH-së, kanë pasur mangësi në dokumentacionin e dosjes. Vetëm dy prej tyre ka pasur dosjen e plotë.

Ndaj për ta bërë garën më gjithëpërfshirëse, komisioni i kryesuar nga Altin Dumani dhe dy anëtarët Arben Kraja dhe Behar Dibra,kanë marë vendim për lënien kohë të kandidatëve me qëllim plotësimin e plotë të dosjes.

Pritet që këtë javë ky komision të marë në vlerësim për pikëzimin e dosjeve të 13 kandidatëve për kryetar të BKH-së.

Pas “skanimit” të dosjeve, komisioni do kualifikojë për raundin garues vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet.

Në mesin e emrave që synojnë BKH-në janë dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, prokurori Andi Pogaçe dhe zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta.

Theksojmë që gara për kreun e BKH, solli dhe përplasjen mes kreut të SPAK, Altin Dumani dhe Arben Krajës, duke sjellë për Krajën humbjen e postit të Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë.