VIDEO/ Spektakël në rrugë, policia i bën zbor! Bllokohen 35 mjete, gjoba deri në 1 milion lekë

Në disa zona të Tiranës janë bllokuar 35 mjete, për shkak të modifikimeve të paligjshme që krijonin zhurma të larta dhe shqetësonin qetësinë publike.

Pjesë e kontrolleve ishin si motomjetet, ashtu edhe automjetet që kryenin manovra të rrezikshme dhe shkelje të normave të sjelljes në trafik.

Për shkeljet e konstatuara janë vendosur masa administrative që në disa raste kanë kapur vlerën deri në 1 milion lekë.

Kontrollet pritet të vijojnë në ditët në vijim, me qëllim ruajtjen e rendit, sigurisë dhe qetësisë në qytet.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.

???? Gjatë kontrolleve në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që shkelin normat e sjelljes në trafik, apo që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, dhe shqetësojnë qytetarët në përditshmëri. Konkretisht:

???? 23 motomjete të bllokuara
???? 12 automjete të bllokuara

???? Masa administrative deri/mbi 1 milion lekë.

???? Policia Rrugore siguron qytetarët se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën, shëndetin dhe qetësinë e komunitetit, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke garantuar një reagim të menjëhershëm dhe profesional.