Aksident i rëndë në Prrenjas! Makina përplas për vd*kje 70-vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 14:00
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”.
Dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë.
Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
