Civici: Përfshirja e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran ka krijuar dilema për të ardhmen e tregtisë botërore
Përshkallëzimi i luftës mes Izraelit dhe Iranit, duket se ka nisur të japë dhe shenjat e para të pasojave ekonomike në Botë.
Për të kuptuar më shumë mbi efektet e kësaj përplasjeje të armatosur në një intervistë për "Ora News”, profesori dhe eksperti i Ekonomisë, Ardian Civici u shpreh se sa herë ka përplasje të kësaj natyre gjithmonë ekonomia tronditet dhe preket në atë element që rëndon më shumë në konflikt.
“Në këtë rast, konflikti që ka shpërthyer në Gjirin Persik dhe sidomos fillimisht mes Izraelit dhe Iranit, por tashmë edhe me përfshirjen e SHBA-së natyrisht që vendimi më i fundit i Iranit jo vetëm për t’iu përgjigjur SHBA-Izraelit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar shumë pakënaqësi, shumë dilema për të ardhmen e tregtisë botërore, veçanërisht për naftën dhe gazin dhe kjo reflektohet fillimisht me rritjen e çmimeve, dhe më pas me luhatjen e disa treguesve kryesorë në bursat më të rëndësishme të Botës.
Dhe akoma më gjerë, në varësi të ditëve në vazhdim me eskalimin e situatës në prekjen direkte të ekonomisë së vendeve të botës” u shpreh Civici
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ADRIAN CIVICIN, PROFESOR DHE EKSPERT EKONOMIE

