FOTO/ Përfshihet nga flakët në ecje një automjet në Qafë-Thanë, ja detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 11:24
Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në afërsi të Qafë-Thanës. Bëhet me dije se si pasojë automjeti është djegur plotësisht. Ndërkohë, gupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies të zjarrit.
Njoftimi
Pogradec/Rreth orës 05:20, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

