Kërcet grushti në Pogradec/ 2 persona përfundojnë në spital, 6 në pranga, 1 në kërkim
Një sherr masiv është shënuar në ambientet e një lokali në lagjen nr 1 të Pogradecit.
Policia thotë se dy persona janë dëmtuar pasi janë goditur me sende të forta, 6 persona janë arrestuar ndërsa 1 është shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në lagjen nr.1 Pogradec, në ambientet e një lokali kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa personave dhe ngelën të dëmtuar, me sende të forta shtetasit M. Xh., dhe K. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç, A. K., 38 vjeç, D. Xh., 33 vjeç, E. Ç., 41 vjeç, N. Ç., 42 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 21 vjeç, për veprat penale " Plagosje e rëndë me dashje", " Shkatërrimi i pronës", dhe "Prishja e qetësisë publike", informoi sot policia e Korçës
