Licaj: Akuzat ndaj Iranit për sulmet kibernetike janë të pabazuara dhe absurde

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", eksperti i IT-së Edmond Licaj u shpreh skeptik mbi mënyrën si janë trajtuar sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, duke vënë në dyshim akuzat ndaj Iranit dhe duke theksuar nevojën për një analizë më të thelluar mbi përfituesit realë të këtyre sulmeve.

" Faktikisht kemi gati 3 vite që po e diskutojmë këtë lloj problemi që Shqipëria po has. Unë kam qen një skeptik i hershëm i sulmit kibernetik në shumë aspekte. E para që ne fajsuam armikun në ditët e para të sulmit. E dyta kemi patur një pikëpyetje të madhe sepse ne nuk e kemi akuzuar Iranin drejtpërsëdrejti. 

Edhe vetë qeveria ka mbajtur qëndrim dhe thot që janë grupe të sponsorizuara nga Irani.

Edhe vetë opinioni publik por edhe media nuk është marr me këto deklara.

Në aspektin e sigurisë unë kam ngritur ato pikëpyetjet e mia. Pas çdo sulmi kibernetik është një rregull i pashkruar në fushën e sigurisë. 

Nëse ti sulmohesh, për të identifikuar se kush të sulmon, shiko se kush është personi, grupi apo organizata që përfiton nga ky sulm. Nuk është një sulm i zakonshëm. Pra, edhe në këtë aspekt shikohet se çfarë përfiton shteti në krahë

Ajo ç'ka e bën situatën e bashkisë absurd është sepse akuzohet Irani pas gati 3 vitesh dhe duke parë që Irani ka gjysmën e botës kundër dhe ka 1000 prolkemet e tij, Irani sulmon bashkinë e Tiranës. Kjo është absurditet ", u shpreh Licaj.