Aksident në aksin rrugor Pukë- Shkodër/ Përpl*sen dy automjete, dy persona përfundojnë të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2025, 20:09
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pukë-Shkodër. Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pukës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa raportohet se aksi është aktualisht i bllokuar dhe pritet të hapet për pak minuta.