Stuhia që shkatërroi të mbjellat/ Banorët e fshatit Gjerbes: Shteti të na ndihmojë, nuk përballojnë dot kostot
Një stuhi e furishme ka shkatërruar të mbjellat e fermerëve në fshatin Gjerbes. Teksa kërkojnë ndihmë nga shteti, ata shprehen se prodhimet bujqësore sjellin të ardhurat e vetme për jetesën e tyre.
Këto pamje tregojnë pasojat e stuhisë që përfshiu fshatrat Gjerbës, Selitë dhe Kapaj të Mallkastrës të premten!
Fermerët shprehen se për 20 minuta, shiu i furishëm dëmtoi një pjesë të madhe të parcelave me ullinj dhe vreshta.
“Na është dëmtuar 400 rrënjë ullinj, 133 është vetëm kjo parcelë këtu. Kam dhe 5 dylym vresht këtu. Ka bërë një dëm shumë të madh. Mbi 50% ka dëmtuar këtu tek ne. Janë dëmtuar jashtë 80-90%.”
Njëzëri kërkuan ndihmë nga shteti për të përballuar kostot që i solli stuhia.
“Po tani në dijeni duhet ta marrin ata sepse e dine që ra breshër. Duhet të interesohen dhe pak vetë. Ka rënë edhe para 10 vitesh një breshër I madh por nuk ka ardhur njeri.”
Shprehen se prodhimi bujqësor sjell të vetmet të ardhura për jetesën e tyre.
“ Këtu unë si person mund të bëj 3 kuintal raki. Tani unë nuk bëj dot 1 kuintal. Leje prodhimet e tjera qepë, bostan, këto pak produkte që kemi.”
Stuhia e breshërit nuk kurseu asnjë kulturë të mbjellë përfshirë qepë, patate, misër, grurë, duke u shkaktuar fermerëve humbje të mëdha financiare.
Situata e ngjashme edhe në disa zona të tjera të vendit
