FALENDERIM SPITALIT AMERIKAN 3! Turisti gjerman që u aksidentua në Gjipe: Më shpëtuan jeten

“Thjesht nuk mund tu falenderoj mjaftueshëm.  Faleminderit që më shpëtuat. Faleminderit që jam gjallë.”

Ky është turisti 46 vjeçar gjerman që u dëmtua nga një gomone në Plazhin e Gjipesë, i cili i besoi Spitalit Amerikan 3, trajtimet dhe rikuperimin për plagët e rënda që mori.

Ai kishte pësuar politrauma të shumta: frakturë të hapur të humerusit të djathtë, dëmtime të nervit ulnar dhe radial, dëmtime të indeve të buta në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, dhe frakturë të brinjës së 12-të.

Në Repartin e Ortopedisë të Spitali Amerikan 3 iu nënshtrua një ndërhyrjeje të ndërlikuar kirurgjikale duke përfshirë fiksim të frakturës, sutura nervore dhe trajtim të plagëve të shumta.

Rikuperimi vijoi me terapi intensive, menaxhim multidisiplinar , fizioterapi dhe përkujdesje të vazhdueshme, sic tregon.

“Doja tu thoja falimenderit mjekeve të Spitalit Amerikan 3 dhe gjitghë stafit që punoi me mua ditë pas dite”

Para se të largohej për tu rikthyer në shtëpi, 46 vjecari la këtë mesazh publik falenderimi për Repartine Ortopedisë dhe gjithë stafin e Spitalit Amerikan 3, për përkujdesjen dhe profesionalizmin në trajtim.

“Falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan.”