VIDEO/ Raketa iraniane godet Haifën, dy të plagosur, mes tyre një 16-vjeçar

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë përmasa të reja këtë pasdite, kur një raketë balistike e lëshuar nga Irani goditi qytetin e Haifës në Izrael.

Si pasojë e sulmit, dy persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre rëndë.

Sipas autoriteteve izraelite, një 16-vjeçar ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një 54-vjeçar ka pësuar lëndime më të lehta nga copëzat e raketës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, gjatë një breshërie të sulmeve me raketa në drejtim të veriut dhe jugut të Izraelit.

Ushtria izraelite raportoi se rreth 25 raketa balistike janë lëshuar nga Irani, duke shkaktuar alarm dhe pasoja edhe në rajonet qendrore dhe jugore të vendit.