Elezi: Situatë e rëndë sigurie, Irani mund të zotërojë a*më ku rr*zikohet stabiliteti global

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, në një lidhje direkte për "Ora News", paralajmëroi për rritjen e rrezikut global nga përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.

" Bota është e ekspozuar pranë një situate shumë të rëndë të sigurisë dhe krejt kjo për shkak të dyshimeve se mund apo jo të ketë tani në procedim Irani zyrtar armë bërthamore dhe njëkohësisht konfliktit apo luftës që është duke u zhvilluar mes dy shteteve mjaft të fuqishme, Izraeli i cili ka një arsenal të ri dhe shumë të fuqishëm e njëkohësisht Irani i cili ka gjithashtu një përgatitje të fuqishme edhe me këto angazhime.

Duhet theksuar fakti që problemet e sigurisë në atë zonë janë edhe në vendet fqinje mes shtetesh. Kemi probleme shumë serioze në Gaza, Jordanin, Jemenin, janë grupe që që kryejnë aktivitete  te ndryshme.

Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme është e paqëndrueshme dhe ekziston rreziku që përshkallëzohet apo zgjerohet vatra e zjarrit duke përfshirë vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe duke rrezikuar gjithashtu paqen dhe sigurinë e të gjithë globit sepse ka dyshime dhe është duke u diskutuar që Irani do të përdor armë që shkaktojnë rrezikim të sigurisë në masë", u shpreh Elezi.