LUFTANIJA “TRAZON” UJËRAT! Kina e cilëson provokim kalimin në Ngushticën e Tajvanit. Londra qetëson
Ushtria kineze e akuzon Britaninë për provokim të qëllimshëm pas kalimit të një anijeje luftarake në ngushticën e Tajvanit. Sipas Pekinit, ky veprim rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kalimi i një anije luftarake britanike në ngushticën e Tajvanit ka krijuar tension diplomatik mes Londrës e Pekinit.
Kina e cilësoi lëvizjen një akt provokues të qëllimshëm që “cënon paqen dhe stabilitetin”, ndërsa Britania sqaroi se gjithcka ishte sipas ligjit ndërkombëtar
Ushtria e Kinës tha se e ka monitoruar të gjithë lëvizjen e anijes luftarake britanike HMS Spey dhe do të kundërpërgjigjet ndaj çdo akti që e konsideron kërcënues.
Londra sqaroi se skish asgjë provokuese duke tentuar të qetësojë ujërat diplomatike.
Ministria Britanike e Mbrojtjes tha së lëvizja e anijes ushtarake në ngushticën e Tajvanit ishte një patrullë e planifikuar, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, për të garantuar lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare.
Ndërkohë, Tajvani e ka mirëpritur misionin, duke e konsideruar një sinjal mbështetjeje përballë presionit të shtuar kinez.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një grup të madh aeroplanmbajtësesh në Indo-Paqësor për një qëndrim tetë-mujore, të konsideruar si një nga më të mëdhatë të këtij shekulli.
Rreth 4 mijë trupa britanike do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me vende të rajonit si SHBA, India dhe Singapori.
Nga ana tjetër, Kina ka intensifikuar aktivitetin ushtarak përreth Tajvanit dhe në Paqësor, duke kryer edhe stërvitje të njëkohshme me dy aeroplanmbajtëse, për herë të parë në historinë e saj detare.
Tensionet në ngushticë rriten, ndërsa fuqitë botërore rreshtohen – jo vetëm në ujëra, por edhe në qëndrime.
Ndërsa Kryeministri britanik Keir Starmer e ka përshkruar atë si një nga vendosjet më të mëdha të transportuesit ajror këtë shekull, që synon "t'u dërgojë një mesazh të qartë force kundërshtarëve tanë dhe një mesazh uniteti dhe qëllimi aleatëve tanë".

