HETIMI PËR TRAGJEDINË! India e pavendosur për regjistruesit e avionit. SHBA-ja, mundësia për analizën
Autoritetet indiane ende nuk kanë vendosur nësë do të dërgojnë për analizë jashtë vendit të dhënat e avionit që shkaktoi tragjedinë me 270 viktima, të enjten e kaluar. SHBA shihet si një mundësi e mirë sipas Byrosë Indiane të Hetimit pasi pajisjet janë dëmtuar rëndë nga zjarri, duke e vështirësuar hetimin,
Byroja Indiane e Hetimit të Aksidenteve Ajrore ende nuk ka vendosur nësë do të dërgojë për analizë jashtë vendit regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe zërit në kabinë të avionit që shkaktoi tragjedi ajrore të enjten e kaluar.
Ndonëse pajisjet, si regjistruesi I të dhënave dhe ai i zërit u gjetën vetëm 28 orë pas rrëzimit fatal, ato vazhdojnë të ruhen pa një vendim se kur dhe ku do t’I nënshtrohen analizimit.
Ministria e aviacionit civil sqaroi se vendimi përfundmitar do të merret së shpejti, pas një vlerësimi të duhur të faktorëve teknik dhe të sigurisë.
SHBA shihen si mundësia më e mirë për të nisur hetimin, sipas Kapitenit Kishore Chinta.
Regjistruesit e të dhënave gjurmojnë me saktësi të lartë pozicionin e levave të ingranazheve dhe të flapave, cilësimet e shtytjes, performancën e motorit, rrjedhën e karburantit dhe madje edhe aktivizimin e dorezës së zjarrit.
Ndërsa të dhënat në "kutitë e zeza" të aeroplanit mund të përdoren për të rindërtuar momentet e fundit të fluturimit dhe për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Megjithatë hetimet nuk do të jenë të lehta, pasi raportohet për dëmtim të rëndë të pajisjeve nga zjarri. Cka do të thotë që probabiliteti për nxjerrjen e të dhënave me saktësi zvogëlohet.
Pas rrëzimit fatal me 270 viktima, kompania ajorore Air India Express ka nisur inspektimet për të gjithë avionet qe ka në dispozicion, ndërsa ka shkurtuar numrin e fluturimeve me 15%.

