VIDEO/ Incidentet në një katedrale në Ukrainë, një grup prej 50 personash s*lmojnë priftërinjtë dhe besimtarët
Përpjekja e dhunshme për të pushtuar Katedralen e Shpirtit të Shenjtë në qytetin e Çernivcit, në Ukrainën perëndimore, mëngjesin e së martës, më 17 qershor, ka shkaktuar tronditje dhe zemërim. Rreth 50 persona sulmuan klerin dhe besimtarët, duke i akuzuar ata për lidhje me Rusinë.
Dëshmitarët okularë raportojnë se sulmuesit bllokuan të gjitha hyrjet në kishë dhe dhunuan këdo që përpiqej të afrohej. Midis të plagosurve ka priftërinj, disa prej të cilëve janë dërguar në spital me lëndime të rënda.
Siç raportohet gjendja e një njërit nga të dhunuarit është e rëndë, i cili, sipas dëshmive, është goditur me grushte dhe shqelma nga sulmuesit. Ndërsa Prifti, thuhet se tashmë është i pavetëdijshëm dhe gjsatë sulmit autorët e kanë shtrirë përtokë dhe më pas është hedhur mbi një gardh tre metra të lartë. Më pas një ambulancë e k transportuar më vonë në spital me lëndime të shumta.
Pavarësisht seriozitetit të sulmit, pretendohet se policia mbeti kryesisht joaktive. Dy nga sulmuesit që rrahën një prift u arrestuan nga autoritetet, por nuk pati asnjë ndërhyrje thelbësore për të parandaluar dhunën, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga qytetarët në qendrën e thirrjeve të urgjencës.
Sipas besimtarëve vendas, sulmi duket se ka qenë i paramenduar dhe përbën një përshkallëzim të tensionit midis dy Kishave në Ukrainë. Mungesa e ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat policore përforcon shqetësimet në lidhje me tolerancën shtetërore ose neglizhencën ndaj dhunës fetare.