Brahaj: Turqia kërkon paqe mes Izraelit dhe Iranit, por ndikimi i saj diplomatik mbetet i kufizuar

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News” nga Turqia, gazetari Sokol Brahaj komentoi zhvillimet e fundit në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar përpjekjet diplomatike të presidentit Erdogan dhe ministrit të Jashtëm Hakan Fidan për të shmangur përshkallëzimin e luftës.

"Turqia bën fjalë, bën mundin e vetë për punën e diplomacimit, që të mos përshkallzojë më shumë kjo luftë

Turqia bën thirrje madje gjithë Ankaraja qoftë presidenti Erdogan po ashtu edhe Hakan Fidan normalisht që kanë organizma të tjerë, që ik fut kuajt në fushën e diplomacisë qoftë nga kombet e bashkuara por edhe nga shumë organizata të tjera ndërkombëtare por sesa dëgjohet Truqia në këtë aspekt lë për të dëshiruar edhe pse Erdogani ka bërë biseda me zotin Trump, Putinin, etj. 

Mesa duket  nuk duan që Turqia të jetë një ndër pikat kryesore të diplomacisë siç ishte mes luftës Rusi-Ukrainë.

Këtu janë interesat e të gjitha anëve, por Turqia bën fjalë për paqen, por nuk duhet harruar që Turqia është aleate e NATO-s dhe automatikisht nuk bëhet fjalë që të ndryshojë busullën e saj diplomatike apo politike të shtetit turk", u shpreh Brahaj.