Burimi: Hapja e kutive është thjesht lojë politike. Ka kaluar më shumë se 1 muaj nga 11 maji dhe zgjedhjet nuk janë certifikuar
Për analistin Genc Burimi hapja e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore të 11 majit, më shumë se humbje kohe është thjesht një lojë politike.
Në një intervistë për “Ora News”, Burimi u shpreh se problemi që duhet zgjidhur sa më parë është ky i anikimimeve, pasi ka kaluar më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet e 11 majit dhe zgjedhjet nuk janë certifikuar.
“Pavarësisht asaj që po ndodh duhet të themi se ka kaluar më shumë se 1 muja nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ne diskutojmë për të hapur edhe kuti zgjedhore.
U bën zgjedhje në Rumani dhe u mbyllën brenda javës së bashku me kontestimet. Po ashtu edhe në Poloni.
Shikoni pra ku jemi dhe kjo duhet përmirësuar në të ardhmen. Pastaj sa i përket këtij procesi, kjo është një lojë politike, sepse sot të dyja palët janë në istikamin e tyre, ku gjërat nuk kanë lëvizur. Për PS-në zgjedhjet janë fituar me shumicë të fortë, për PD-në, jo për Berishën, por për të gjithë ata që janë në Parlament zgjedhjet janë vjedhur.
Pra kjo do të thotë se ata që do të shkojnë në Parlament do shkojnë me pikatore dhe do thonë se zgjedhjet janë vjedhur. Nuk është humbje kohe kjo që po ndodh, por lojë politike”, u shpreh analisti Genc Burimi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN GENC BURIMI

