Deklarata e Guardiolës: Juventusi është klub i famshëm në Itali, por jo në Europë

Edhe pse është në program për t’u luajtur vetëm pas 10 ditëve, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ndau mendimet e tij në lidhjen me ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Juventusit, që do të zhvillohet gjatë këtij muaji, në kuadër të Kupës së Botës për Klube 2025.

Ndër të tjera, spanjolli u shpreh se bardhezinjtë janë klubi më i shquar në Itali, teksa theksoi se ata janë ekip i jashtëzakonshëm në shumë aspekte.

“Ne jemi përballur me skuadrën e Juventusit edhe së fundi në UEFA Champions League dhe atëherë humbëm pastër në Torino. Por tani ata kanë një trajner të ri. Për më tepër, po flasim për klubin më të shquar në Itali, por ndoshta jo në Evropë…

Por sigurisht janë më të famshmit në Itali. Kjo ndeshje që luhet të mërkurën, do të vendosë se kush përfundon në krye të grupit. Unë po e pres me padurim përballjen tonë të radhës me ta”, tha ndër të tjera në prononcimin e tij, Guardiola.

Saktësisht, ndeshja midis Mançester Sitit – Juventusit është planifikuar për më 26 qershor. Përpara kësaj, Siti do të përballet me Uydad dhe Al Ain.