Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Makina përmbyset në rrugë, lëndohet një grua dhe dy fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 18:17
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq.
Raportohet se një automjet është përmbysur në rrugë dhe për pasojë 3 persona janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec.
Te plagosur kane mbetur një grua dhe dy fëmijë.
Paraprakisht raportohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
