Motomjeti del nga rruga në Vlorë/ Arrestohet drejtuesi 33 vjeçar, lëndohet rëndë nëna e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 12:28
Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës. Në rrugën ‘Livadhja-Shalës’, motomjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë nëna e tij e cila ndodhet në spitalin e Traumës.
“A. Xh., 33 vjeç, banues në Livadhja, pasi duke drejtuar motomjetin, në rrugën “Livadhja-Shalës”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar rëndë pasagjerja, nëna e tij, shtetasja A. Xh., 59 vjeçe, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. “
