Banorët e fshatit Varibop në Cakran në protestë: Nuk kemi ujë! Qeveritarët tallen me ne

Banorë të lagjes Dautaj në fshatin Varibop të Cakranit kanë dalë gjatë ditës së sotme në një protestë pasi në banesat e tyre mungon uji i pijshëm.

Ata ankohen prej kohësh për këtë problem dhe kanë marrë vetëm premtime që asnjëherë nuk kanë marre zgjedhje as para fushatave elektorale dhe as pas tyre.

“Votat na i këkrojnë por nuk na shërbehet”, thotë njeri nga banorët.

“Kërkojmë ujë për të pirë e për tu larë kërkojmë”, shprehen ata.

“Qeveritarët tallen me ne. Thonë 24 orë ujë në ditë”, tha banori per Syri tv.