EMRI/ 33-vjeçari nga Kuçova transportohet në gjendje të rëndë te Trauma, ja arsyeja

Një 33 vjeçar nga Kuçova, i identifikuar si Banush Muharremi, ka mbërritur me plagë në fyt dhe në bark në spitalin e Traumës mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas burimeve nga Trauma, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në shërbimin e reanimacionit.

Dyshohet se i riu ka tentuar vetëvrasjen me mjet prerës.