RRUGORJA, NAMIN NË TIRANË/ 30 shoferë të arrestuar gjatë shtatë ditëve të fundit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 13:09
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore dhe që pengojnë lëvizjen.
Policia njoftoi se “gjatë javës së fundit: 30 drejtues automjeti janë arrestuar/proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 20 automjete janë tërhequr me mjet ngritës, pasi ishin parkuar në korsitë e autobusëve, taksive ose biçikletave dhe 22 leje drejtimi të pezulluara për shkelje të rënda të Kodit Rrugor”.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si një domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në rrugë dhe për mbrojtjen e jetës.
