Si vdekja u bë motiv për jetën! Njihuni me historinë e rrallë të dhurueses së gjakut, Antigoni Qystri

Një ngjarje familjare e mbetur në kujtesë u kthye në mision jete për Antigoni Qystrin që prej 16 vitesh është në vijën e parë të një prej kauzave më jetike - dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë.

Në moshën 21-vjeçare, vajza e xhaxhait të saj ndërroi jetë nga talasemia. Në ato vite thotë se të sëmurët me talasemi nuk kishin shumë shpresë.

Ajo tregon  se dikur nuk mundi t’i japë dot gjak kushërirës së saj e ndaj prej vitesh punon për të shpëtuar këto fëmijë dhe ato që kanë nevojë për gjak.

Ditën e parë të punës thotë se vizitoi fëmijët talasemikë. I pa me sytë e saj vuajtjet, por edhe buzëqeshjen e tyre të pafajshme dhe u betua se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar.

Prej vitesh ajo ka dhuruar gjak disa herë, me dëshirën më të madhe dhe me dashurinë që buron nga një plagë e pashëruar. Sot, ajo bën thirrje për të gjithë qytetarët