Ende në arrati/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron ndaj 3 pasurive të Arben Ahmetajt
Apeli i GJKKO le ne fuqi sekuestrot per 3 pasurite e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj per te cilat gjykata kushtetuese gjeti shkelje proceduriale dhe cenimin e te drejtes se prones.
Kete te shtune gjyqtari Dhimiter Lara la ne fuqi sekuestrot per nje apartament, nje depozit dhe nje llogari bankare te zoteruara nga Ahmetaj i cili eshte ne arrati.
Ne muajin prill gjykata kushtetuese shfuqizoi vendimet e GJKKO , apelit te GJKKO dhe gjykates se larte mbi keto pasuri duke kthyer ceshtjen per rigjykim ne shkallen e dyte.
Ahmetaj dyshohet dhe po hetoet nga Spak per korrupsion , pastrim parash e fshehje pasurie.
Pak para caktimit te mases se sigurise arrest me burg, ish-zyrtari i larte u largua nga Shqiperi duke i shpetuar prangave.
Vendimi:
Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.
Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:
Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë
-Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.;
-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;
-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.

