Rikthehen qendrat shëndetësore verore në Shëngjin/ Mjekja: Në gadishmëri për çdo emergjencë

Qendrat shëndetësore verore tashmë janë rikthyer edhe në Shëngjin.

Brenda pak ditësh, në të kanë marrë ndihmën dhe mjekimin dhjetëra pushues që kanë pasur shqetësime në këto ditë të nxehta

Në të janë paraqitur mbi 40 persona në ditë, kryesisht nga shqetësimet prej temperaturave  por edhe për shkak të pickimeve nga insektet.

“Është shtuar shumë numri I të sëmurëve që vijnë me pickim nga bleta, me tension të lartë, gjendje të fikti. Të gjitha këto simptoma janë ato që vrehen më shpesh."

Mjekja Liza Ujka thekson se stafi është i përgatitur për të trajtuar një spektër të gjerë rastesh

“E kemi përballuar këtu. Ndihmën e pare ia kemi dhënë këtu. Mund të jenë shumë pak raste një, dy në natë që I kemi çuar në Lezhë.”

Qendrat shëndetësore do të funksionojnë përgjatë gjithë sezonit ndërsa shërbimi aty do të jetë 24 orë.

“Jemi të kompletuar totalisht me staf për të dyja qendrat shëndetësore verore dhe në komunikim të vazhdueshëm për të zgjidhur çdo problematikë të mundshme për t’iu përgjigjur fluksit që ka Bashkia Lezhë përsa I përket turizmit.”

Autoritetet shëndetësore këshillojnë pushuesit të tregojnë kujdes ndaj faktorëve të jashtëm që mund të ndikojnë në shëndet, ndërsa shtojnë se qendrat shëndetësore verore kanë në dispozicion të gjithë paisjet e duhura.