Zj*rr në pikën e grumbullimit të hekurave në Kavajë, banorët: Dëgjuam zhurmë

Një zjarr masiv ka rënë sot në një pikë grumbullimi hekurash në qytetin e Kavajës. Zjarri është shoqëruar me një shpërthim të fortë që ka tronditur zonën përreth, duke alarmuar banorët e lagjes. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe tymi i dendur ka mbuluar të gjithë lagjen, duke krijuar një situatë shqetësuese për komunitetin lokal.

“Zjarri në Kavajë është në një pikë grumbullimi hekurash. Ka plasur diçka se ishte një zhurmë e fortë dhe është një flakë e madhe. Ka ardhur zjarrëfiksja. E gjithë lagjja eshte mbuluar nga tymi”, shkruan qytetari.

Ndërkohë menjëherë pas njoftimit, mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e cila po ndërhyn për të shuar flakët. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dëshmitarë okularë raportojnë se zjarri erdhi pas një zhurme të fortë që ngjante me një shpërthim të brendshëm.

Nga ky zjarr masiv rrezikohen banesat dhe bizneset të cilat ndodhen pranë vatrës së zjarrit.