EMRI/ Tentoi të vr*ste një person në Kukës, ekstradohet pas dy vitesh nga Spanja 25-vjeçari

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ka realizuar ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit Sorel Cenaj, 25 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje.

Cenaj ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, e cila i kishte caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ai dyshohet se në vitin 2023, në një lokal në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, ka tentuar të vrasë një shtetas, duke e goditur me mjet prerës.

Njoftimi:

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:

Sorel Cenaj, 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E.