EMRAT/ Organizonin lojëra fati në lokal, vihen në pranga pronari dhe punonjësi

Në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, u godit një aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë një operacioni të koduar “Chat”, Policia arrestoi dy shtetas: Altin Çoku, 51 vjeç, pronar i lokalit, dhe Edmir Çela, 34 vjeç, i punësuar si kamerier.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të paregjistruar, u sekuestruan 7 kompjuterë dhe 3 celularë që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit online. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Divjakë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Organizonin lojëra fati në lokal, me kompjuterë dhe me celularë, vihen në pranga pronari dhe punonjësi.

Sekuestrohen 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se një lokal në fshatin Karavasta e Re, ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Chat”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Altin Çoku, 51 vjeç dhe Edmir Çela., 34 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.