Të hënën seancë plenare, ja për çfarë do të diskutohet në Kuvend
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e hënë në seancën e radhës.
Raportohet se seanca do të nisë në orën 13:00. Seanca e kaluar më 12 qershor u anullua përshkak të mungesës së kryeparlamentares, Elisa Spiropali.
Ajo ishte e pranishme në një samit në Ukrainë.
Në rendin e ditës pritet të miratohet proces verbali i seancës plenare të 5 qershorit. Gjithashtu në rend dite do të përfshihen çështje si Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
Njoftimi:
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025, URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.6.2025, ora 13:00. II.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.
3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
