Aksident në Milot-Thumanë/ Automjeti përfundon në kanal, 4 persona të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2025, 21:35
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Milot-Thumanë, ku janë plagosur 4 persona të një familjeje.
Nga informacionet e para, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Një nga personat e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Fushë Gjorëm, teksa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje.