Ari blu i Mesdheut

Praesentia, ky term latim që do të thotë ekzistencë, prezencë, identitet është metafora perfekte për të identifikuar Salernon, porta e privilegjuar e dy mrekullive italiane: Bregu i Amalfit dhe Cilento.

Nga "Vietri sul Mare" - i famshëm për qeramikën e tij artistike - në plazhet e pacenuara të "Marina di Camerota", zona e Salerno ofron pamje mahnitëse, natyrë të virgjër dhe një det të pastër e mikpritës.

Bregdeti, qendra historike mesjetare, Muzeu Dioqezan, Katedralja San Matteo, koleklsionet e fildishta mesjetare si ruajtëset më të rëndësishme të veprave të artit salernitan, kështjella e Areçit dhe Kopshti Minerva - një nga pasuritë botanike më të vjetra në Evropë - janë vetëm disa nga ndalesat e detyrueshme ndërsa viziton këtë territor.

Mes bukurisë së natyrës, unicitetit të historisë së artit e mjeshtrisë së artizanatit, gjen në Salerno Arin blu të Mesdheut- peshku blu, ekselenca e ushqimit detar e pilastri i shëndetit në dietën mesdhetare.

Açuge, sardele, skumbri, peshku blu, nuk janë vetëm ushqim: ato janë një histori, trashëgimi dhe simbol i një marrëdhënieje të pazgjidhshme me detin.

Çdo pjatë, çdo grep i hedhur në det, çdo rrjetë e nxjerrë në breg flet për një komunitet që ka mundur të shndërrojë një peshk të vogël në një trashëgimi të madhe.

Të vizitosh Salerno-n dhe të provosh açugat e tij do të thotë të vish në kontakt me një pjesë autentike të Mesdheut. Një eksperiencë që ndërthur shijen, kulturën dhe dashurinë për territorin.

Açugat janë një prani e gjallë e kujtesës dhe identitetit mesdhetar.

Jo thjesht një përbërës kulinar e pjatë gatimi, por një simbol i komunitetit, një traditë e trashëguar dhe rezistencë kulturore ndaj globalizimit të shijes.

"Praesentia": Açugat e Salernos midis historisë, shijes dhe identitetit të Mesdheut

Në zemër të Campania-s, midis rrënojave të Magna Graecia-s së lashtë dhe blusë intensive të detit Tirren, Salerno dhe territori i tij ruajnë një traditë gastronomike të rrënjosur thellë: atë të açugeve, simbol i një identiteti të thjeshtë, të varfër por fisnik kulinar.

Açugat kanë përfaqësuar shtyllën e dietës bregdetare të Salernos për shekuj me radhë, të peshkuara në Gjirin e Salernos, veçanërisht përgjatë Bregut të Amalfit dhe në Cilento.

Vende të tilla si Cetara, Paestum, Agropoli dhe Acciaroli janë të njohura për cilësinë e açuges dhe për metodat tradicionale të ruajtjes si kriposja ose kullimi, kjo e fundit është bërë një produkt vërtet i shkëlqyer.

Açugat nuk janë thjesht një ushqim, por një histori. Një histori e krijuar nga deti, duart e ekspertëve, ekonomia vendase, shpirti mesdhetar dhe krenaria e identitetit.

Nga Salerno në Paestum, "preesentia" e tyre është kudo: në tavolina, në tregje, në pjata guormet dhe në kujtimet e gjysheve.

Një peshk i vogël, një histori e madhe.

Termi latin Praesentia – prani – mund të përdoret si një metaforë e përsosur për rolin e açugeve në ekonominë, turizmin, historinë, kulturën e traditën e Salerno-s.

Salerno dhe Campania: janë një tokë magjie, pezull midis detit dhe kodrave, një mozaik historie, shijesh dhe kulturash, një eksperiencë ushëtimi unik përmes shijes, traditës dhe mikpritjes multietnike.

Salerno, një nga perlat më pak të njohura, por më magjepsëse të Italisë jugore, me një traditë të gjatë detare, një trashëgimi autentike gastronomike dhe një territor që ndërthur natyrën dhe kulturën, është sot një destinacion në rritje në panoramën e turizmit ndërkombëtar.

Shija e traditës

Kultura kulinare e Campania-s është një rrëfim i shijeve të lashta dhe autentike. Në Salerno, tradita gastronomike është e lidhur thellësisht me detin, tokën dhe thjeshtësinë.

Ndër protagonistët e padiskutueshëm të kuzhinës vendase është peshku blu: açuge, skumbri dhe sardelet, të gatuara në një mijë variacione - të marinuara, të skuqura, të pjekura - janë shprehja e një kuzhine të varfër, por të mencur, që i jep vlerë cdo përbërësi.

Tavolinat salernitane ofrojnë një kaleidoskop produktesh tipike: domate San Marzano, vaj ulliri ekstra të virgjër nga kodrat e Salerno, limonet nga Bregu i Amalfit dhe mocarela e buallit. Pjata të tilla janë ambasadorë të shijes së Campania në botë.

Në zemër të Campania, me pamje nga deti Tirren, Salerno mban një traditë të gjatë dhe pasionante të lidhur me detin dhe frutat e tij.

Midis tyre, një vend nderi ka açugat, peshku blu për excellence i cili për shekuj ka qenë simbol i identitetit, ekonomisë dhe kulturës gastronomike për të gjithë zonën e Salernos.

Açuga: Dikur një pjatë për të varfërit sot pasuri e cmuar e territorit e turizmit salernitan

Açugat janë ndër peshqit më të thjeshtë dhe më të gjithanshëm në Mesdhe. Të pasura me Omega-3, të lehta dhe të shijshme, ato kanë përfaqësuar gjithmonë një ushqim "të varfër" por thelbësor për popullsinë bregdetare. Në Salerno dhe në qytetet bregdetare të rajonit të Campania - açugat janë protagonistët e padiskutueshëm të pjatave tradicionale, konservave artizanale dhe teknikave të lashta të peshkim.

Një udhëkryq multietnik

Salerno dhe Campania, megjithëse kanë rrënjë në një identitet të fortë kulturor, janë gjithashtu shembuj të suksesshëm të bashkëjetesës dhe integrimit. Komunitetet e huaja, veçanërisht ato nga Magrebi, Evropa Lindore dhe Azia, kanë sjellë energji dhe shije të reja, duke pasuruar strukturën urbane dhe sociale.

Nuk është rastësi të gjesh një dyqan erëzash orientale ose një furrë buke që prodhon bukë etnike pranë një restoranti me kuzhinë tradicionale.

Praesntia - Shija e Campania-s. Hyjnore

Një shoëfood i përgatitur nga shefat më të mirë të kuzhinës salernitane, ishte dhe eventi i organizuar nga Rajoni Campania për të vlerësuar Arin blu të Mesdheut e kuzhinën territoriale.

Shefat më ekselentë të territorit. Pasquale Torrente e Antonio Dipino prezantuan gatimet e tyre mes traditës e inovacionit.

Doktoresa Elsabetta Moro, kuruese

Shkencore e këtij projekti e Profesore e historisë së gastronomiaë në Universitetin Mesdhetar të Napolit, në një intervistë për gazetaren Alba Kepi thotë se

"Rajoni i Campania-s është mjaft i pasur nga këndvështrimi enogastronomik me historinë e tij mijëvjevare e biodiversitetin ushqimor që ka zhvilluar një art kulinar të sofistikuar. "

"Me 8 eventet e shoëcopling, art, muzikëe rrëfime i ofrojmë turistëve një mundësi gratis për t'u zhutur në Campanian Hyjnore", thotë ajo.

Po sa ka ndikuar pranua dhe e sot e kulturave të ndryshme në këtë territor?

"Multienticiteti është një realitet i këtij rajoni", shprehet Profesorja Moro.

"Në këtë territor jane takuar popujt italikë, arabë, francezë, spanjollë etj.

Këtu u themelua Universiteti i parë mjekësor nga 4 mjekë të kulturave të ndryshme mysliman, grek, hebre e pagan.

Katër filozofi kurimi që të bashkuar bëhen më të forta.

E aq më tepër qyteti i Salernos ka historikun e vlerësimit të gruas së parë mjeke të Europës, e cituar dhe nga babai i letërsiaë angleze Geoffrey Chaucer.

E jo rastësisht këtu u zbulua dieta mesdhetare, një stil jete që lidh guston e shëndetin. "

Salermo e bregdeti i tij është një nga preferencat turistike gjithnjë e më të kërkuar nga të huajt që vizitojnë Italinë e Profesoresha Elisabetta Moro thotë se

"Salerno e bregdeti i Amalfit e Cilento është një destinacion turistik gjithnjë e më i frekuentuar jo vetëm në stinën e verës por dhe në periudhat e tjera të vitit.

Ky territor ka një pasuri arkeologjike si Tempujt grek në Paestum, rrënojat e Pompeut, e pa diskutim pasurinë gastronomike.

Të gjitha i kemi vlerësuar në këtë shoëcooking të 9 qershor titulluar "Açuget në botën e cudirave", pasi ky peshk blu është i pasur në shije e që gratë e territorit kanë ditur ta gatuajnë në  një mijë mënyra të ndryshme.

Kuzhina është si gjuha sa më shume fjalë o riceta të përdorësh  aq më i bukur është udhëtimi".