Filmi "Vdekja le të presë"/ Topi: Kaloi çdo pritshmëri, shkoi me sukses! Por pengu më i madh mbetet ikja e Margarita Xhepës

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", regjisori Edmond Topi ndau emocionet dhe suksesin pas shfaqjes së filmit të tij "Vdekja le të presë", në natën e parë të festivalit, që u prit ngrohtësisht nga publiku.

"Nata eparë e festivalit u prit mirë. Mbase më mirë nga çfarë e prisnim. Mbase kjo ka të bëj jo vetëm me festivalin, por edhe me filmin, me ikonat që jemi mësuar ne ti quajmë të kinemasë shqiptare me të cilët publiku është rritur dhe unë kisha fatin ti kisha në kastin e filmit.

Shkoi vërtetë shumë mirë. Kishte të ftuar më shumë nga ç'pritej, më shumë se ç'ka zakonisht në aktivitetet të kësaj natyre.

Si një aktivitet filmi unë besoj se ishte shumë mirë, i vizitueshëm nga njerëzit, me një sallë plot, me shumë emocione, mbarimi i filmit është vërtet emocionues", u shpreh ndër të tjera Topi.

Regjisori Edmond Topi ndër të tjera foli edhe për pengun më të madh me këtë film, atë të ndarjes nga jeta që aktores së madhe Margarita Xhepa, e cila gjithashtu kishte një roç kyc në këtë film.