PRINCI DRAGUA I MONGOLISË! Ndryshon parahistoria! Zbulohet paraardhësi i tiranosaurit

Shkencëtarët zbuluan një specie të re dinozauri në Mongoli, të quajtur “Princi Dragua i Mongolisë”. Ky dinozaur 86 milionë vjeçar është paraardhësi më i afërt i tiranozaurëve si T. Rex. Zbulimi ndihmon në kuptimin e evoluimit të grabitqarëve të mëdhenj. Studimi rishkruan pemën gjenealogjike të tiranozaurëve.

Një zbulim spektakolar nga shkencëtarët ndërkombëtarë po bën bujë në botën e shkencës. Një dinozaur i panjohur më parë, i quajtur "Princi Dragua i Mongolisë", është zbuluar në një muze mongol dhe po konsiderohet si një hallkë kyçe në evolucionin e tiranozaurëve.

Zbulimi vjen nga shkretëtira e Gobit, ku prej dekadash ruhen thesare të epokës së dinozaurëve  e që është pagëzuar “Princi Dragua i Mongolisë”, është një specie e re tiranozauridi, rreth 86 milionë vjeçare.

Zbulimi i publikuar në revistën Nature është një dritare që tregon si tiranozaurët evoluan dhe u kthyen në grabitqarë të fuqishëm që tmerronin  Amerikën e Jugut dhe Azinë derisa dinozaurët u zhdukën.

“Princi i referohet kësaj qenieje të hershme, një tiranozauridi më të vogël”, thonë shkencetaërt

Tiranozauridët janë superfamilja e dinozaurëve mishngrënës që ecnin mbi dy këmbë. Këta paraardhës ishin të vegjël.

Princi Dragua i Mongolisë është një ndryshim evolucionar, një kalim nga grabitqarët e vegjël që endeshin rrotull gjatë epokës së Xhurasikut, te gjigantët e frikshëm, përfshirë Tiranozaur reksin.

Duhet të ketë peshuar rreth 750 kilogramë, ndërsa një T. Reks i rritur mund të ketë peshuar sa tetëfishi i kësaj, kështu që “ky është një fosil tranzicional”, thotë Zelenitsky, “midis paraardhësve të hershëm dhe tiranozaurëve madhështorë.”

Lloji i ri i zbuluar tregon edhe fazat e hershme të evolucionin të tipareve që ishin kyçe për mizorinë e tiranozaurëve, përfshirë anatominë e kafkës që e lejonte të kishte një nofull të fortë.

“Ne shohim tipare në kockën hundore që me kalimin e kohës u dha tiranozaurëve forcë të madhe kafshimi”, shpjegon  Voris.

Evolucioni i nofullave të fuqishme i lejonte Tiranozaur Reksit që të sulmonte pre më të mëdha dhe të çante kockat.

Fakti që ky grup dinozaurësh mund të lëvizte përgjatë Amerikës dhe Azisë përmes rruëgve tokësore që lidhnin Siberinë dhe Alaskën asokohe, ndihmoi që të krijoheshin grupe të ndryshme tiranozaurësh përgjatë miliona viteve