Aspirata e Ukrainës, Gjanaj: Është e pamundur anëtarësimi në NATO-së nëse vendi ndodhet në luftë

Për Profesorin dhe politologun Ramadan Gjanaj është e pamundur që një vend në luftë të anëtarësohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Nisur nga kjo, i ftuar në një intervistë në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News”, Gjanaj u shpreh se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i pamundur të realizohet.

“Patjetër që situata në Ukrainë ka prekur krejtësisht strukturën e sigurisë në vendet e Bashkimit Evropian. Dhe patjetër që kjo ka sjellë ndryshime nga pjesa evropiane e NATO-s dhe Rusisë.

Mirëpo të flasim sot për një ballafaqim mes shteteve evropiane dhe Rusisë kjo nuk më duket shumë realiste sepse as Rusia nuk ka mundësi për ta zgjeruar luftën kundër pjesëtarëve evropianë të NATO-s, por edhe vetë evropianët nuk janë të gatshëm për t’u ballafaquar ushtarakisht.

Aspirata e Ukrainës, Gjanaj: Është e pamundur

E vërteta është se lufta Ukrainë-Rusoi ka nisur në vitin 2014-të dhe jo në vitin 2022 dhe asnjëherë nuk ka pasur aspirata të vendeve evropiane për të ndërhyrë.

Që në fillimin e luftës në vitin 2021 NATO-ja është angazhuar në furnizimin e Ukrainës veçanërisht me armatim.

Dhe shkuarja e Presidentit Zelenski në një Samit të NATO-s nuk është ndonjë risi. Dhe duke pasur parasysh që vendet e NATO-s kanë marrë një vendim që asnjë shtet në luftë nuk mund të futet në aleancë, edhe Ukraina e ka të pamundur anëtarësimin në këtë aleancë”, u shpreh ndër të tjera Profesori dhe politologu Ramadan Gjanaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PROFESORIN DHE POLITOLOGUN RAMADAN GJANAJ